THY lidh marrëveshje me Boeing

“Turkish Technic”, një kompani i THY-së, do të jetë partneri strategjik i Boeing në shërbimet që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e avionëve të linjës, remont, mirëmbajtjen dhe riparimin e komponentëve.

THY lidh marrëveshje me Boeing
thy.jpg
thy.jpg
thy airbus ile görüşmelere başlıyor.jpg
thy.jpg

Ndërmjet shoqërisë anonime “Turkish Technic”, krahu i mirëmbajtjes, riparimit dhe remontit (Maintenance, Repair and Overhaul-MRO) i Turkish Airlines (THY) dhe gjigandit të aeronautikës amerikane, “Boeing” është firmosur një marrëveshje furnizimi për “Mirëmbajtjen Globale të Flotës Ajrore”.

Sipas një deklarate lëshuar të hënën nga “Turkish Technic”, firma turke është një furnizues "strategjik" i Boeing për mirëmbajtjen e avionëve të linjës, remontin e avionëve dhe shërbime dhe riparime të tjera të komponentëve.

Të dy firmat do të bashkëpunojnë gjithashtu në trajnimin dhe certifikimin e teknikëve nga pjesë të ndryshme të botës.

Marc Allen, presidenti i “Boeing International”, vlerësoi aftësinë dhe potencialin e rritjes së aviacionit turk dhe shërbimeve të mirëmbajtjes.

"Me këtë marrëveshje, ne po bëjmë një bashkëpunim të suksesshëm me kompaninë turke, një hap më tej në përputhje me rritjen e Boeing dhe Turqisë",- tha Allen.

 

Kurse Ahmet Karaman, drejtor i përgjithshëm i “Turkish Technic”, tha se sot kompania krahas komplekseve kryesore të mirëmbajtjes që ka në Stamboll dhe Ankara, u ofron klientëve të saj shërbime të MRR-së (mirëmbajtje, riparim, remont) në më shumë se 50 pika ndërkombëtare të mirëmbajtjes së avionëve të linjës.

"Ne jemi shumë të lumtur që njoftojmë sot një bashkëpunim të tillë të shquar me Boeing, bashkëpunim i cili do të kontribuojë ndjeshëm dhe do të shtojë vlerën e biznesit tonë në bazën tonë të re në shtëpi (Aeroporti i Ri i Stambollit që do të hapet më 29 tetor)", tha Karaman.

 

 


Lajme të ngjashme