EuroBasket-2017 futi 64 milionë euro në arkën e Turqisë

Sipas raportit të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) për ndikimet ekonomike, Stambolli ka fituar 64,7 milionë euro nga organizimi i ndeshjeve në kuadër të EuroBasket-2017.

EuroBasket-2017 futi 64 milionë euro në arkën e Turqisë

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) publikoi raportin e ndikimit ekonomik.

Sipas raportit, i cili është përgatitur nga Price Waterhouse Cooper në emër të FIBA Europe, Kampionati Evropian i Basketbollit (EuroBasket-2017) ka siguruar një mbështetje të rëndësishme ekonomike për 4 qytetet që pritën ndeshjet e këtij aktiviteti, Cluj-Napoca, Helsinki, Stamboll dhe Tel-Aviv.

Me 64,7 milionë dollarë të ardhura, Stambolli renditet në vend të parë si qyteti mikpritës që ka fituar më shumë nga EuroBasket-2017.

Rezultatet e raportit tregojnë ndikimet pozitive që sjell në ekonomi organizimi i një aktiviteti të madh sportiv.

Stambolli mirëpriti ndeshjet e një grupi të EuroBasket-2017 si dhe ndeshjet finale dhe ishte qyteti që përfitoi më shumë nga ndikimet pozitive të kampionatit.



Lajme të ngjashme