ShBA-Kinë arrijnë një marrëveshje për "luftën" tregtare

Sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin deklaroi se kanë “pezulluar” luftën tregtare me Kinën.

ShBA-Kinë arrijnë një marrëveshje për "luftën" tregtare

Sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin deklaroi se kanë “pezulluar” luftën tregtare me Kinën.

Në një prononcim të bërë për televizionin Fox, Mnuchin tha se tensionin e përjetuara ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës në lidhje me taksën e doganës e kanë lënë mënjanë për ta përfunduar atë në themelin e një marrëveshjeje.

“Luftën e tregtisë e kemi lënë në pritje. Tani, deri sa të arrijmë në një marrëveshje në një kuadër tjetër, kemi rënë dakord që taksa e doganës të lihet në pritje” tha Mnuchin.  

Ai tha se do të rritet vëllimi tregtar ndërmjet Amerikës dhe Kinës dhe shtoi: “Brenda 3-5 viteve të ardhshme do të shihni se blerja e energjisë do të arrijë në nivelin ndërmjet 50-60 miliardë dollarëve. Dhe si strategji kjo gjendje do të jetë e rëndësishme si për ne ashtu edhe për ata”.

Mnuchin iu shmang detajeve në lidhje me marrëveshjen, negociatat e të cilës janë duke vazhduar me Kinën.

Gjatë vizitës së zhvilluar në fillim të muajit në Kinë Ai realizoi një mbledhje me zëvendëskryeministrin Liu Hi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekonomike dhe tregtare.

Në mbledhje u shkëmbyen mendime dhe u arrit pjesërisht konsensus.

Pas vizitës së Steven Mnuchin në Kinë edhe zëvendëskryeministri i Kinës, Liu Hi zhvilloi një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar negociatat tregtare dhe ekonomike.  



Lajme të ngjashme