Antalya – Më shumë se gjysma e turistëve janë nga Gjermania dhe Rusia

50,4% e më shumë se 1,2 milionë turistëve të huaj në total që kanë vizituar në 4 muajt e parë të vitit Antalian, qendrën e preferuar turistike, kanë ardhur me rrugë ajrore nga Gjermania dhe Rusia.

Antalya – Më shumë se gjysma e turistëve janë nga Gjermania dhe Rusia

Në periudhën janar-prill me rrugë ajrore në aeroportin e Antalias kanë mbërritur 1 milionë e 201 mijë e 653 vizitorë të huaj.

Numri i turistëve që kanë ardhur nga Gjermania në 4 muajt e parë të vitit është rritur me 41% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë të vitit 2017 në Antalia kishin ardhur 855 mijë e 23 vizitorë të huaj.

Më shumë vizitorë të huaj në qytet deri tani këtë vit erdhën nga Gjermania, 309 mijë e 602 vetë.

Gjermania ndiqet nga vizitorët e ardhur e ardhur nga Rusia, 296 mijë e 189 vetë.

Numri i vizitorëve të ardhur nga Gjermania këtë vit është rritur me 35% në krahasim me katërmujorin e parë të vitit të kaluar, kurse tek numri i turistëve të ardhur nga Rusia rritja ka qenë 59%.

Numri i përgjithshëm i vizitorëve që kanë ardhur nga të dyja vendet kap shifrën e 605 mijë e 791, ose 50,4% e të gjithë të huajve që kanë vizituar Antalian në katër muajt e parë të 2018-ës.

Në vend të tretë qëndron Anglia me 69 mijë e 466 vizitorë.

Anglia ndiqet nga Holanda me 64 mijë e 169 vizitorë, Izraeli me 41 mijë e 841, Irani me 36 mijë e 468, Polonia me 29 mijë e 900, Ukraina me 29 mijë e 772, Belgjika me 29 mijë e 706 dhe Danimarka me 17 mijë e 505.

Ndërsa për sa i takon rritjes në përqindje që ka pësuar numri i turistëve të huaj që kanë ardhur në Antalia në 4 muajt e parë të vitit kemi një rritje prej 238% të vizitorëve të ardhur nga Kroacia, 233% të atyre nga Polonia, 197% të atyre nga Hungaria, 145% të atyre nga Sllovenia, 143% të atyre nga Finlanda dhe 98% të turistëve që kanë ardhur nga Franca, krahasuar kjo me katërmujorin e parë të 2017-ës.

 


Lajme të ngjashme