Vendimi i Trumpit shkaktoi rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar

Pas deklaratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, çmimet e naftës sërish filluan të rriten.

Çmimi për fuçi i naftës së papërpunuar e llojit “Londra Brent” që është më e përhapura në botë, ditë më parë ishte 76,17 dollarë.

Ndërkaq çmimi i djeshëm nga 73,14 dollarë shënoi rritje pas publikimit të vendimit të Presidentit Trump dhe në orën 22.55 minuta (sipas orës së Turqisë) arriti në 75,71 dollarë për fuçi.

Edhe çmimi i naftës së papërpunuar të llojit të “Teksasit Perëndimor” (WTI) nga 70,73 dollarë sa ishte ditë më parë dje u ulë në 67,64 dollarë, ndërsa pas publikimit të vendimit të Trumpit arriti në 69,72 dollarë për fuçi.

Ekspertët njoftuan se lajmet që Trumpi nuk do të tërhiqet nga marrëveshja bëri që çmimet e naftës të shënojnë ulje, ndërsa pas deklaratës së kundërt të Presidentit çmimet sërish shënua rritje.

Në qoftë se sanksionet e ShBA-së ndaj Iranit sërish hyjnë në fuqi brenda 3 deri në 6 muaj, eksporti i naftës së Iranit do të ndikohet negativisht gjë që do të shkaktojë edhe rritjen e çmimeve të naftës, njoftojnë ekspertët.

Lajme të ngjashme