Erdogan fton firmat koreanojugore në projektin “Kanali i Stambollit”

I ndodhur në Korenë e Jugut për një vizitë zyrtare, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka thënë se do të ishte një burim krenarie pjesëmarrja e firmave koreane në projektin “Kanali i Stambollit”.

Erdogan fton firmat koreanojugore në projektin “Kanali i Stambollit”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se pjesëmarrja e Koresë së Jugut në projektin “Kanali i Stambollit” do ishte një burim krenarie.

I ndodhur për kontakte zyrtare në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut, Erdoani bëri deklarata në lidhje me projektin “Kanali i Stambollit”, i cili do të ndërtohet në Stamboll dhe do të lidhë Detin e Zi me Detin Mesdhe.

 

Në fjalimin që mbajti në një aktivitet të hapur për mediat, Presidenti Erdoan foli për praninë e firmave koreanojugore në projektin e “Kanali i Stamollit”, i cili është një prej objektivave të Turqisë për vitin 2023 (100-vjetori i Republikës së Turqisë). "Pjesëmarrja në veçanti e Koresë në këtë projekt do të jetë një burim tjetër krenarie për ne”, tha ai. 

Erdoani foli edhe për aktivitetet jashtë vendit të anëtarëve të organizatës terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës tradhtare për grusht shteti në 15 korrik 2016.

"Ne dëshirojmë që aktivitetet e pjesëtarëve të FETO-s në Korenë e Jugut të marrin fund,"- tha ai.

 

 


Lajme të ngjashme