Të ardhurat e turizmit turk rriten me 31,3%

Të ardhurat e Turqisë nga turizmi u rritën me 31,3 për qind në tremujorin e parë të 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, duke arritur në 4,25 miliardë dollarë sipas një raporti të lëshuar të hënën nga Instituti i Statistikave.

Të ardhurat e turizmit turk rriten me 31,3%

Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) publikoi të dhënat e turizmit për periudhën janar-mars të këtij viti.

Sipas të dhënave në fjalë të ardhurat e Turqisë nga turizmi u rritën me 31,3 për qind në tremujorin e parë të 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, duke arritur në 4 miliardë e 425 milionë e 237 mijë dollarë.

Raporti tregoi se 76,1 për qind e të ardhurave nga turizmi erdhën nga vizitorët e huaj, ndërsa 23,9% nga qytetarët (turq) që jetojnë jashtë shtetit.

Nga shpenzimet e bëra në këtë periudhë, 3 miliardë e 984 milionë e 962 mijë dollarë kanë qenë shpenzime personale, ndërsa 440 milionë e 275 mijë dollarë shpenzime për paketat turistike.

Shpenzimet mesatare për çdo vizitor për këtë periudhë kanë qenë 723 dollarë; shpenzimet mesatare që kanë bërë vizitorët e huaj ishin 682 dollarë, kurse ato të qytetarëve që jetojnë shtetit ishin 869 dollarë.

Kurse shpenzimet turistike të përbëra nga shpenzimet që kanë bërë qytetarët rezident në Turqi dhe që kanë vizituar vende të tjera janë rritur me 26,1% në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar duke arritur në 1 miliardë e 79 milionë e 8 mijë dollarë. Nga këto shpenzime 842 milionë e 277 mijë dollarë kanë qenë shpenzime personale, kurse 236 milionë e 731 mijë dollarë janë regjistruar si shpenzime për paketat turistike.

Turqia mirëpriti më shumë se 6,1 milionë turistë në tremujorin e parë të këtij viti, një rritje prej 26,4 për qind nga e njëjta periudhë në 2017.

"Ndërsa 80,2 për qind e vizitorëve ishin të huaj me 4.908.831 persona, 19,8 për qind e tyre ishin shtetas turq rezidentë jashtë vendit me 1.213.351 persona," sipas TurkStat.

Kurse numri i shtetasve turq që udhëtuan jashtë vendit gjatë tremujorit të parë u rrit me 9,1 për qind gjatë të njëjtës periudhë dhe arriti në 2 milionë e 70 mijë e 534 vetë. Shpenzimet mesatare të këtyre ishin 521 dollarë për person.

Të dhënat e ardhshme tremujore të TurkStat mbi statistikat e turizmit pritet të publikohen më 31 korrik.



Lajme të ngjashme