Kina nuk i frikësohet një lufte tregtare me ShBA

Ne nuk dëshirojmë një luftë tregtare, mirëpo, nuk i frikësohemi një lufte eventuale", deklaroi Gao Feng, zëdhënës i ministrisë kineze për Tregti, i cituar nga agjencia e lajmeve Xinhua.

Kina nuk i frikësohet një lufte tregtare me ShBA

Pekini zyrtar do të ndërmarrë kundërmasa nëse Uashingtoni vazhdon me politikat e njëanshme mbrojtëse të tregtisë, thonë zyrtarët kinezë.

"Për sa i përket tregtisë Kinë-SHBA, Kina e ka bërë shumë të qartë pozitën e saj. Ne nuk dëshirojmë një luftë tregtare, mirëpo, nuk i frikësohemi një lufte eventuale", deklaroi Gao Feng, zëdhënës i ministrisë kineze për Tregti, i cituar nga agjencia e lajmeve Xinhua.

Komentet e Gao-s u bënë si kundërpërgjigje ndaj urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili të enjten kërkoi nga përfaqësuesit tregtarë, të konsiderojnë vënien në fuqi të tarifave të reja për mallrat kinez, që do të kapnin shifrat prej 100 miliardë dollarë.

Siç shkruan Xinhua, Gao ka thënë se Kina është e gatshme të paguajë çmimin për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të popullit.

"Lidhur me deklaratën e ShBA-ve, Kina do të dëgjojë fjalët që thuhen, por njëkohësisht duhen parë edhe veprat”, tha Gao Feng, sipas të cilit vendi i tij do të vazhdojë me reformat dhe promovimin e tregtisë dhe liberalizimin e investimeve. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme