Gazprom: Linja e parë e tubacionit të Rrjedhës Turke do të përfundojë para 10 majit

Drejtori i kompanisë ruse të energjisë “Gazprom”, Aleksey Miller bëri të ditur se ndërtimi i projektit të “Rrjedhës Turke” po zhvillohet sipas kalendarit të planifikuar.

Gazprom: Linja e parë e tubacionit të Rrjedhës Turke do të përfundojë para 10 majit

Ndërtimi i linjës së parë të tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Turke” do të përfundoj para 10 majit.

Drejtori i kompanisë ruse të energjisë “Gazprom”, Aleksey Miller duke e bërë të ditur se ndërtimi i projektit të “Rrjedhës Turke” po zhvillohet sipas kalendarit të planifikuar, ndërsa shtoi se “Linja e parë e tubacionit do të përfundojë para 10 majit”.

I ndodhur në Ankara për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit në Nivel të Lartë Turqi-Rusi, Miller iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke vënë në dukje se gjatë ndërtimit të tubacioni të “Rrjedhës Turke” deri më sot janë shtruar 827km të tubacionit, Miller tha se “Projekti po zhvillohet sipas kalendarit. Ndërtimi i linjës së parë të tubacionit do të përfundojë para 10 majit. Ndërsa më pas do të vazhdohet me ndërtimin e terminalit të pranimit të gazit natyror dhe me ndërtimin e linjës së dytë”.

Linja gazsjellëse, e cila do të transportojë gazin natyror rus në Turqi dhe në Evropë nëpërmjet Turqisë, do të ketë kapacitet 15,75 miliardë metra kub në vit dhe do të përbëhet nga dy linja.



Lajme të ngjashme