Turqia është partneri i 5-të më i madh i Bashkimit Evropian në tregtinë e jashtme

Vitin e kaluar Turqia me 84,8 miliardë euro eksport drejt Bashkimit Evropian dhe 69,7 miliardë import vazhdoi të jetë partneri i 5-të më i madh i Unionit në tregtinë e jashtme.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Evropës, brenda tërë vitit të kaluar, Bashkimi Evropian i përbërë nga 28 vende anëtare, ka bërë eksport me vlerë 1 trilion e 878 miliardë e 5 milionë euro dhe import me vlerë 1 trilion e 853 miliardë e 5 milionë euro.

Unioni, në periudhën në fjalë, ka rritur me 8,8% eksportin drejt Turqisë duke arritur në nivelin 84,8 miliardë euro.

Kurse importi nga Turqia u rrit me 4,5% duke arritur në 69,7 miliardë euro.

Kështu që në periudhën në fjalë Turqia vazhdojë të jetë një nga 5 vendet më të rëndësishme të tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme