Greqi – Rritje e ndjeshme e eksporteve me 18,5%

Eksportet greke janë rritur 18,5% në janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017, duke ndihmuar në uljen e deficitit tregtar të vendit me 14,8% në muaj, njoftoi Autoriteti Statistikor i Greqisë...

926857
Greqi – Rritje e ndjeshme e eksporteve me 18,5%

Eksportet greke janë rritur 18,5% në janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017, duke ndihmuar në uljen e deficitit tregtar të vendit me 14,8% në muaj, njoftoi Autoriteti Statistikor i Greqisë.

Sipas një raporti mujor të shërbimit statistikor, vlera e prurjeve të importit arrinte në 4,521 miliardë euro në janar, nga 4,470 miliardë që ishin në janar 2017, një rritje prej 1,1% duke përjashtuar rënien e importeve të produkteve të naftës me 10,7% dhe rritjen e produkteve të naftës dhe importeve të anijeve me 18,3%.

Vlera e dërgesave të eksporteve ka arritur një vlerë prej 2,537 miliardë euro, nga 2,141 miliardë që ishte në vitin 2017, për një rritje prej 18,5% duke përjashtuar rritjen e eksporteve të produkteve të naftës me 19,3% dhe rritjen e produkteve të naftës dhe eksporteve të anijeve me 21,6%.

Deficiti tregtar në vend ishte 1,984 miliardë euro në janar, një rënie prej 14,8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe, duke përjashtuar produktet e naftës, deficiti tregtar pësoi një rënie me 31,3%, ndërsa duke përjashtuar produktet e naftës dhe anijeve, deficiti tregtar u rrit me 14,4%. /ATSH



Lajme të ngjashme