Bashkimi Evropian paralajmëron Shtetet e Bahskuara të Amerikës për taksat e importit

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer, pritet të shtunën në Bruksel për një takim me komisaren e BE-së për Tregti, Cecilia Malmstrom dhe ministrin japonez të Ekonomisë, Hiroshige Seko...

Bashkimi Evropian paralajmëron Shtetet e Bahskuara të Amerikës për taksat e importit

Bashkimi Evropian pret sqarime mbi tarifat doganore të imponuara nga Donald Trump mbi çelikun dhe aluminin dhe paralajmëroi Uashingtonin kundër rrezikut për një luftë tregtare nëse nuk përjashtohet nga këto masa.

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer, pritet të shtunën në Bruksel për një takim me komisaren e BE-së për Tregti, Cecilia Malmstrom dhe ministrin japonez të Ekonomisë, Hiroshige Seko.

Evropianët dhe japonezët kërkojnë të përjashtohen nga taksat prej 25% mbi çelikun dhe 10% mbi aluminin të vendosura të enjten nga Presidenti amerikan, Donald Trump. /ATSH



Lajme të ngjashme