Shqipëria në panairin e Berlinit - Qindra vizitorë të interesuar për të mësuar më shumë

Shqipëria synon të kthehet në një nga destinacionet me tërheqëse për turizmin, jo vetëm në rajon, por për krejt Evropën.

Shqipëria në panairin e Berlinit - Qindra vizitorë të interesuar për të mësuar më shumë

Nga data 7-11 mars, Shqipëria po prezantohet në Panairin Ndërkombëtar ITB Berlin, i cili është një nga panairet më të rëndësishëm në Evropë dhe botë.

Në këtë prezantim, Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe operatorët turistike po shfaqin risitë dhe ofertat e turizmit shqiptar për publikun gjerman e botëror, i cili ka shfaqur një interes të veçantë dhe në rritje për Shqipërinë.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin, është ndër më të rëndësishmit në llojin e tij.
Në vitin 2017 rreth 10 mijë kompani dhe organizata nga 184 vende ekspozuan produktet dhe shërbimet e tyre për rreth 169 mijë vizitorë, nga të cilët 109 mijë vizitorë tregtarë.

Panairi po ndiqet edhe nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.



Lajme të ngjashme