Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kina ngre në 6,5% objektivin për rritje ekonomike në vitin 2018

Kina ka rritur për vitin 2018 objektivin e saj për një rritje ekonomike deri në 6,5%, në një çast që Pekini shprehet se synon të zhvillojë një model të qëndrueshëm duke forcuar përpjekjet për reduktimin e borxhit, rreziqet financiare dhe ndotjen...

Kina ngre në 6,5% objektivin për rritje ekonomike në vitin 2018

Kina ka rritur për vitin 2018 objektivin e saj për një rritje ekonomike deri në 6,5%, në një çast që Pekini shprehet se synon të zhvillojë një model të qëndrueshëm duke forcuar përpjekjet për reduktimin e borxhit, rreziqet financiare dhe ndotjen.

“Kjo është një shifër e menduar mirë, ekonomia është në tranzicion mes një periudhe rritjeje të shpejtë dhe një faze të zhvillimit cilësor”, theksoi Kryeministri Li Keqiang ditën e hënë, gjatë një fjalimi në hapje të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare të Popullit.

“Ne jemi në gjendje të arrijmë një rritje më cilësore, më efikase dhe më të qëndrueshme”, deklaroi Li përpara Asamblesë Kombëtare të Popullit.

Ideja është që të ekuilibrohet ekonomia drejt konsumit të brendshëm, shërbimet dhe zhvillimin teknologjik, në dëm të industrive të rënda të mbushura me borxhe dhe të mbingarkuara dhe në kurriz të një mbytjeje të aktivitetit. /ATSH



Lajme të ngjashme