Putini pret një rritje më të lartë ekonomike për vitet në vijim

Gjatë fjalimit vjetor para parlamentit Presidenti rus, Vladimir Putin, paraqiti si objektiv një rritje ekonomike rreth 4%, duke premtuar më shumë investime, por nuk dha detaje mbi financimet.

Putini pret një rritje më të lartë ekonomike për vitet në vijim

Presidenti rus, Vladimir Putin, që pritet të rizgjidhet në mars për një mandat të katërt, paraqiti të enjten si objektiv një rritje ekonomike rreth 4%, duke premtuar më shumë investime, por nuk dha detaje mbi financimet.

“Rusia jo vetëm që duhet të vendoset fuqishëm mes pesë ekonomive të para botërore, por gjithashtu duhet të rrisë me 1,5% PBB-në e saj për banor deri në mes të dekadës së ardhshme”, theksoi Vladimir Putin gjatë fjalimit të tij vjetor para parlamentit.

“Një rritje e tillë përkon me një rritje të PBB-së me rreth 4% në vit”, theksoi më pas këshilltari i tij ekonomik, Andrei Belooussov, i cituar nga agjencia “Interfax”.

Një rezultat i tillë do të përbënte një përshpejtim të ndjeshëm të rritjes ekonomike në raport me 1,5% që ishte në vitin 2017 pas dy vitesh recesion për shkak të rënies së çmimit të hidrokarbureve dhe sanksioneve të lidhura me krizën ukrainase.

Për vitin 2018, Banka Botërore (BB) parashikon një rritje ekonomike prej 2% për Rusinë.

 


Lajme të ngjashme