Industria turke e mbrojtjes 259 milionë dollarë eksporte në janar-shkurt 2018

Eksportet e Turqisë në 2 muajt e parë të vitit u rritën me 12,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar...

Industria turke e mbrojtjes 259 milionë dollarë eksporte në janar-shkurt 2018

Industria turke e mbrojtjes plotëson në masë të madhe nevojat e forcave të sigurisë në Operacionin “Dega e Ullirit”, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) vazhdojnë në rajonin Afrin të Sirisë. Në këtë proces industria turke e mbrojtjes ka rritur gjithashtu edhe eksportet e saj.

Eksportet e Turqisë në 2 muajt e parë të vitit u rritën me 12,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet e industrisë së  mbrojtjes dhe aviacionit me performancën që treguan në këtë periudhë e kanë tejkaluar normën.

Industria e mbrojtjes dhe aviacionit në muajt janar-shkurt të vitit 2017 realizoi gjithsej 222 milionë 79 mijë dollarë eksporte, kurse për të njëjtën periudhë të këtij viti këto eksporte arritën në 258 milionë 916 mijë dollarë.

Industria e mbrojtjes dhe aviacionit eksportet i rriti me 16,6 për qind. Në janar u realizuan 109 milionë e 237 mijë dollarë eksport, kurse në shkurt eksportet kapën shifrën e 149 milionë e 679 mijë dollarëve. 

Në këtë periudhë, eksportet më të mëdha u bënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), 98 milionë e 22 mijë dollarë.

ShBA-ja u ndoq nga Gjermania me 36 milionë 585 mijë dollarë.

Në vend të tretë është ngjitur Omani, eksportet ndaj të cilit kanë shënuar një rritje të konsiderueshme. Në 2 muajt e parë të vitit të kaluar në Oman u eksportuan 1 milion e 588 mijë dollarë prodhime të industrisë turke të mbrojtjes, kurse në të njëjtën periudhë të këtij viti eksportet ndaj këtij vendi arritën në 20 milionë e 328 mijë dollarë.

Kurse në vend të katër është renditur Holanda, vend ndaj të cilit eksportet e industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit nga 2 milionë 197 mijë dollarë janë rritur në 13 milionë 676 mijë dollarë.

Në vend të pestë ndodhet Mbretëria e Bashkuar. Eksportet ndaj këtij vendi janë rritur me 33 për qind dhe kanë kapur shifrën e 10 milionë 511 mijë dollarëve.

India ndodhet në vendin e gjashtë me 9 milionë 417 mijë dollarë.

Në vendin e shtatë është ngjitur Kina, e cila eksportet nga 7 milionë dollarë vitin e kaluar, në dy muajt e parë të këtij viti i ka rritur në 8 milionë 280 mijë dollarë.

Kurse eksportet e industrisë turke të mbrojtjes dhe aviacionit në Katar nga 899 mijë dollarë që ishin vitin e kaluar, këtë vit janë arritur në 7 milionë e 922 mijë dollarë.

Në Itali eksportet turke janë realizuar në 6 milionë e 429 mijë dollarë, kurse eksportet në Azerbajxhan janë dyfishuar duke kapur shifrën e 5 milionë e 260 mijë dollarëve.



Lajme të ngjashme