Turistët iranianë preferojnë Turqinë, Stambolli qyteti më i vizituar

Numri i turistëve, që në muajin janar të vitit 2017 ishte 1 milionë e 55 mijë e 474, në të njëjtën periudhë të këtij viti, me një rritje prej 38% arriti në 1 milionë e 461 mijë e 570 turistë.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit shihet se shifrat e para të vitit 2018 janë shpresëdhënëse nga aspekti i turizmit.

Ndër vendet nga të cilat kanë ardhur më shumë turistë në Turqi, gjatë muajit janar, vendin e parë e zë Irani me 154 mijë e 296 turistë.

Ai ndiqet nga Gjeorgjia me 150 mijë e 849 mijë turistë dhe nga Bullgaria me 119 mijë e 296 turistë.

Ndërsa në radhitjen e qyteteve, që janë vizituar më shumë, vendin e parë e zë Stambolli.

Në muajin janar Stambolli është vizituar nga 831 mijë e 307 vizitorë.

Stambolli ndiqet nga Edirneja me 181 mijë e 451 turistë dhe Artvini me 158 mijë e 684 vizitorë.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se edhe informacionet e ardhura nga autoritetet e guidave të udhëtimeve jashtë shtetit, në lidhje me rezervimet e parakohshme, tregojnë se numri i turistëve që do të vizitojnë Turqinë në vitin 2018, do të jetë më i lartë se sa pritet.    

Lajme të ngjashme