Imazhi i “Lajthisë Turke” do të prezantohet në botë

Kryetari i Këshillit Drejtues të Unionit të Eksportuesve të Lajthisë dhe Produkteve të saj në Stamboll (İFMİB), Ali Hajdar Gëren (Ali Haydar Gören) tha se synimi është 400 mijë tonë eksport lajthi deri në vitin 2023.

Imazhi i “Lajthisë Turke” do të prezantohet në botë
findik.jpg
Türkiye fındık ihracatı.jpg
fındık.jpg
fındık.jpg
fındık ihracatı.jpg
fındık ihracatı.jpg

Kryetari i Këshillit Drejtues të Unionit të Eksportuesve të Lajthisë dhe Produkteve të saj në Stamboll (İFMİB), Ali Hajdar Gëren (Ali Haydar Gören) tha se lajthia është prodhim kombëtar i Turqisë, ndërsa shtoi se në procesin e ardhshëm do ti avancojnë punimet në drejtim të ruajtjes së pozitës dominuese në botë për sa i takon prodhimit të lajthisë.

Produkti cilësor e gjen me lehtë vendin e vet në treg, theksoi Gëren, duke shtuar se këtë vit Zyra e Produkteve Bujqësore (TMO) ka blerë nga prodhuesit rreth 140 mijë tonë lajthi dhe 90% e lajthisë ka hyrë në treg.

“Si eksportues dhe industrialistë ju premtojmë të gjithëve, popullit, shtetit dhe palëve të interesuara, se kur të realizohen pritshmëritë tona në lidhje me prodhuesin do ta realizojmë 400 mijë tonë eksport, që është edhe objektivi që i kemi vendosur vetes për vitin 2023”,- tha Gëren.

“Lajthia është ‘bebja e syrit’ e rajonit të Detit të Zi; është një produkt shumë i rëndësishëm në aspektin e zhvillimit rajonal dhe ekonomik. Ne duhet ti dalim për zot lajthisë. Duhet punuar me çdo grup interesi në mënyrë që lajthia të arrijë vlerën e duhur”,- shtoi ai.



Lajme të ngjashme