Barnier: Nuk ka asnjë minutë për të humbur në bisedimet e Brexit

Barnier do të takohet edhe me ministrin britanik i ngarkuar për Brexit, David Davis përpara një raundi të ri negociatash, që do të mbahet nga dita e martë deri të premten në Bruksel.

Barnier: Nuk ka asnjë minutë për të humbur në bisedimet e Brexit

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier paralajmëroi, përpara takimit në Londër me kryeministren Theresa May, se nuk kishte asnjë minutë për të humbur në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje.

“Ndjesia ime është se nuk kemi asnjë minutë për të humbur nëse duam të arrijmë një marrëveshje’, tha Barnier për BBC dhe Sky News në momentin e nisjes nga Brukseli drejt Londrës.

Barnier do të takohet gjithashtu me ministrin britanik i ngarkuar për Brexit, David Davis përpara një raundi të ri negociatash, që do të mbahet nga dita e martë deri të premten në Bruksel.

Ky takim vjen në një klimë të tensionuar midis mbështetësve pro dhe antiBrexit, pas një mori informacionesh që qarkullojnë rreth negociatave dhe sipas tyre disa ministra po përgatiten për ta mbajtur Britaninë e Madhe në Bashkimin Doganor për të ruajtur marrëdhëniet ekonomike pas largimit nga BE.



Lajme të ngjashme