Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rryma Turke – Fillon ndërtimi i terminalit të marrjes së gazit natyror

Filloi ndërtimi i terminalit të marrjes së gazit natyror të gazsjellësit Rryma Turke, bëri të ditur përmes një komunikate të shkruar kompania “South Stream Transport B.V.”, nënkontraktuese dhe ndihmëse e gjigantit rus Gazprom...

Rryma Turke – Fillon ndërtimi i terminalit të marrjes së gazit natyror

Filloi ndërtimi i terminalit të marrjes së gazit natyror të gazsjellësit Rrjedha Turke.

Në deklaratën e bërë nga kompania “South Stream Transport B.V.”, nënkontraktuese dhe ndihmëse e gjigantit rus Gazprom, bëhet e ditur se në lokalitetin e fshatit Këjëkëj (Kıyıköy) brenda kufijëve të rrethit Kërklareli (Kırklareli), filloi ndërtimi i terminalit (stacion fundor) të marrjes së gazit natyror.

Pjesa e projektit që kalon nën det ndërtohet nga kompania “South Stream Transport B.V. që është 100% pjesë e kompanisë ruse Gazprom.  

Projekti Rrjedha Turke, ndërtimi i të cilit filloi në 7 maj 2017 nga Gazprom,  parashikon ndërtimin e dy linjave me kapacitet prej nga 15.75 miliardë metra kub në vit secila.

Krahu i parë i projektit, që do të sigurojnë nevojën për gaz natyror të Turqisë, pritet të hyjnë në shërbim në mars të vitit 2018, ndërsa krahu i dytë, që do të shtrihet në Evropë, pritet të hyjë në shërbim në vitin 2019.



Lajme të ngjashme