Papunësia në Turqi shënoi ulje

Punësimi në Turqi u rrit për 1,4 pikë dhe doli në nivelin e 47,6 për qind.

888477
Papunësia në Turqi shënoi ulje

Niveli i papunësisë në Turqi në tetor të vitit 2017 është ulur për 1,5 pikë në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe doli në 10,3 për qind.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të dhënat e papunësisë për muajin tetor 2017.

Numri i papunësisë në mbarë Turqinë gjatë tetorit 2017 është ulur për 360 mijë dhe doli në 3 milionë e 287 mijë të papunë.

Gjatë periudhës së njëjtë niveli i papunësisë jashtë bujqësisë ishte paraparë të ulet për 1,8 pikë dhe të jetë në nivelin 12,3 për qind.

Numri i të punësuarve gjatë tetorit 2017 u rrit me 1 milionë e 378 mijë punonjës në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe doli në 28 milionë e 645 mijë të punësuar, thënë ndryshe u rrit për 1,4 pikë dhe doli në nivelin e 47,6 për qind.



Lajme të ngjashme