Formohet Komiteti Ekzekutiv i Bashkëpunimit Turqi-Sudan

Komiteti në fjalë do të monitorojë rezultatet e bashkëpunimit të vendosur gjatë vizitave të dy presidentëve.

Formohet Komiteti Ekzekutiv i Bashkëpunimit Turqi-Sudan

Presidenti i Sudanit, Omer Al-Beshir mori vendim për formimin e komitetit ekzekutiv të bashkëpunimit Turqi-Sudan.

Sipas lajmit që përcjell agjencia e lajmeve e Sudanit (SUNA), komiteti që do të kryesohet nga Dr. Avad Ahmed Al-Xhaz, do të monitorojë rezultatet e bashkëpunimit të vendosur gjatë vizitave të dy presidentëve dhe do të punojë në mënjanimin e situatave që do të paraqesin pengesë për procesin e bashkëpunimit.

 

Komiteti në fjalë gjithashtu do ti paraqet raporte periodike Presidentit Al-Beshir.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan muajin e kaluar zhvilloi një vizitë zyrtare treditore në Sudan dhe nënshkroi 21 marrëveshje mes dy vendeve.

Pas vizitës Presidenti i Sudanit kishte deklaruar se dëshirojnë që vëllimin tregtar me Turqinë ta nxjerrin në nivelin e 10 miliardë dollarëve.



Lajme të ngjashme