Fitch Ratings: Në 5 vitet e ardhshme Turqia do të rritet me 4,8%

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, Fitch Ratings parashikon për Turqinë  një rritje mesatare 4,8% në 5 vitet e ardhshme.

Fitch Ratings: Në 5 vitet e ardhshme Turqia do të rritet me 4,8%

Në raportin me titull "Investimet dhe Demografia, Përcaktuesit e Rritjes Potenciale të Tregjeve në Zhvillim", Fitch Ratings ka publikuar pritshmëritë e saj lidhur me rritjet potenciale të 10 ekonomive në zhvillim, ku bën pjesë edhe Turqia.

Raportet e investimeve dhe faktorët demografikë e kanë ngjitur Indinë në krye të listës së 10 ekonomive të tregut me rritjen më të lartë. Me një rritje mesatare 6,7% në 5 vitet e ardhshme, ky vend ka potencialin për të kapur rritjen më të lartë, shkruan raporti i Fitch Ratings.

Sipas parashikimeve të Fitch, India do të ndiqet nga Kina me Indonezinë me një normë potenciale të rritjes vjetore prej 5,5%, kurse Turqia ndodhet në vend të tretë, me një rritje mesatare 4,8% në 5 vitet në vijim.

Parashikimet e Fitch mbi normat e rritjes mesatare potenciale të Meksikës, Polonisë dhe Koresë së Jugut për pesë vitet e ardhshme, që bëjnë pjesë në 6 ekonomitë e tjera të tregut në rritje, ndryshojnë nga 2,5 deri në 3 për qind në vit.

Ndërsa për Afrikën e Jugut, Rusinë dhe Brazilin agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit (Fitch Ratings) pret që rritja mesatare vjetore potenciale në këto vende të jetë nën 2 për qind.



Lajme të ngjashme