Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Zeybekçi: Programi i Qendrave Tërheqëse do të vazhdojë

Në përgjigje të interesit të gazetarëve në konferencën e vlerësimit të shifrave vjetore të eksportit Ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci tha se procesi lidhur me Programin e Qendrave Tërheqëse do të vazhdojë edhe në vitin 2018.

Zeybekçi: Programi i Qendrave Tërheqëse do të vazhdojë

Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) pas konferencës së përbashkët të shtypit me Kryetarin e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TİM), Mehmet Byjykekshi (Mehmet Büyükekşi), ku bëri publike shifrat e eksportit për muajin dhjetor dhe vitin 2017, iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi Programin e Qendrave Tërheqëse (CMP), Zejbekçi tha se kompetenca për koordinimin e këtij programi i është transferuar Ministrisë së Ekonomisë me një dekretligj të publikuar në fund të vitit 2017.

"Në lidhje me këtë çështje ne kemi përgatitur edhe projektvendimin e Këshillit të Ministrave dhe draftin e kemi dërguar (në Kryeministri). Aktualisht procesi vazhdon. Mendoj se brenda një jave do të ketë dalë edhe vendimi i Këshillit të Ministrave”,- sqaroi Zejbekçi.

“Investimet në 23 rrethe, të cilat janë shpallur si qendra tërheqëse (të investimeve), do të vlerësohen në kuadër të gjendjes së sotme duke filluar që nga periudha kur është shpallur programi për herë të parë, pra para rreth një viti. Në program do të bëhen përmirësime me disa mbështetje shtesë përveç stimulimeve që janë dhënë për rajonin e 6-të”, u shpreh ministri.

Nëse pariteti (kursi i këmbimit) dollar-euro dhe sterlinë-dollar i vitit 2014 do të ishte edhe sot, atëherë eksportet e Turqisë në vitin 2017 do të arrinin nivelin e 171,7 miliardë dollarëve. Eksportet do të ishin 14,6 miliardë dollarë më shumë se sa janë sot. Objektivi ynë është që të marrim 1,5% nga pasta botërore e eksportit”, vlerësoi Zejbekçi.

Kurse në lidhje me një pyetje mbi Grupin e Promovimit të Turqisë, Zejbekçi tha se procesi i krijimit të këtij grupi ka përfunduar, madje është krijuar edhe bordi drejtues.

Duke deklaruar se deri tani janë bërë aplikime për më shumë se 200 projekte, Zejbekçi tha se 2018-a do të jetë viti i mobilizimit në aspektin e promovimit të prodhimeve turke.

I pyetur për shifrat vjetore të inflacionit, Zejbekci tha: "Qëllimi ynë ishte që në fund të 2017-s të kishim një inflacion njëshifror”.



Lajme të ngjashme