Zeybekçi: Tregtia mes Turqisë dhe Tunizisë duhet të jetë e balancuar

Në Forumin e biznesit Turqi-Tunizi ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi theksoi se Turqia dhe Tunizia janë vende “të qëndrueshme” mesdhetare.

Zeybekçi: Tregtia mes Turqisë dhe Tunizisë duhet të jetë e balancuar

Ministri i Ekonomisë i Republikës së Turqisë, Nihat Zeybekçi, ka deklaruar se pjesa e Tunizisë në tregtinë e përgjithshme me Turqinë në vlerë prej 1.1 miliardë dollarë arrin në 200 milionë dollarë, ndërsa pjesa e vendit të tij 900 milionë dollarë.

Në Forumin e biznesit Turqi-Tunizi të mbajtur gjatë vizitës së Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në Tunizi, Zeybekci theksoi se Turqia dhe Tunizia janë vende “të qëndrueshme” mesdhetare.

Ministri turk i Ekonomisë tha se ky çekuilibër mund të fiksohet duke rritur totalin 1.1 miliardë dollarësh me rritjen e eksporteve të të dy vendeve. Ai shtoi se Turqia do të gjejë një mënyrë për të rritur importet nga Tunizia.

“Nëse është e nevojshme, do të shqyrtojmë importimin e vajit të ullirit nga Tunizia, me qëllim rritjen e eksporteve nga Tunizia”, u shpreh Zeybekci.

Ai tha se vendimi i Tunizisë për të rritur detyrimet mbi importet nga Turqia nuk do të ul deficitin e saj aktual, por vetëm do të rrisë importet nga vendet tjera.

Tunizia më herët njoftoi se vitin e ardhshëm tarifat doganore për disa produkte të importuara nga Turqia do të rriten dhe disa koncesione do të pezullohen.

Zeybekci theksoi se të dy vendet duhet të jenë të durueshëm për të përfituar nga marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar në vitin 2005.

Duke theksuar se 82 për qind e të gjitha produkteve të konsumuara në botën islame prodhohen nga vendet jo-myslimane, ai tha se “Vendet myslimane mund ta bëjnë më mirë në këtë fushë”.

Më tej, ministri turk tha se do të gjejnë një zgjidhje për të rregulluar problemin doganor në takimin e nivelit të lartë të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik, takim i cili është caktuar për muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Ministri i Zhvillimit, Investimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Tunizisë, Zied Ladhari, tha se: “Ne duam që biznesmenët turq dhe tunizianë të krijojnë lidhje reale të partneritetit. Duhet të sigurohet ekuilibri tregtar midis dy vendeve. Ne do të mbështesim të gjitha investimet nga Turqia”.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK), në 10 muajt e parë të këtij viti, eksportet e Turqisë në Tunizi ishin 720.7 milionë dollarë ndërsa 910.6 milionë në vitin 2016. Importet e vendit nga Tunizia ishin 163.5 milionë dollarë në 10 muajt e parë të këtij viti dhe 214.3 milionë dollarë në vitin 2016. (AA)



Lajme të ngjashme