Pagesa e S-400 do të bëhet në monedhë kombëtare

Turqia me Rusinë po planifikojnë të përdorin monedhën kombëtare për transfertën e parave lidhur me sistemet raketore S-400, pasi transfertat në dollar dhe euro monitorohet nga ShBA dhe BE.

Pagesa e S-400 do të bëhet në monedhë kombëtare

Pagesa për sistemet raketore S-400, që Turqia do të blejë nga Rusia, nuk do të bëhet në dollarë apo euro.

Transfertat e parave që bëhen në dollarë mund të monitorohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) përmes sistemit Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication (SWIFT) dhe, nëse dëshiron, ShBA-ja mund ta bllokojë këtë transferim.

Kurse transfertat e parave përmes euros mund të monitorohen nga autoritetet e Bashkimit Evropian (BE).

Kështu që Turqia me Rusinë janë fokusuar në opsionin tjetër, që pagesa për sistemin e raketave të bëhet në Lira Turke ose në Rubla Ruse.

Kurse pagesa e kaparit për S-400 ishte bërë në rubla.

Planifikohet që marrëveshja të bëhet publike me një mbledhje të pavarur që do të zhvillohet pas takimeve përfundimtare mes autoriteteve turke e ruse.

 


Lajme të ngjashme