Gjermani - Shkojnë në 40% rezervimet paraprake për pushime në Turqi

Ofertat për rezervimet e hershme vazhdojnë me ritëm të lartë në Gjermani dhe sipas shifrave të deritanishme në vitin 2018 do të ketë një rritje serioze të numrit të turistëve gjermanë që do të vijnë në Turqi, thotë përfaqësuesi i TURSAB.

876139
Gjermani - Shkojnë në 40% rezervimet paraprake për pushime në Turqi
bodrum'da kruvaziyer turizminde Alman turist yoğunluğu.jpg
Bodrum alman turistler.jpg
alman turistler marmaris-te2.jpg
alman turistler marmariste.jpg
10-11/Files/UploadedImages/4454119897almanturist.jpg
alman turistler antalya-da.jpg

Rritja e rezervimeve paraprake të turistëve gjermanë për në Turqi ka arritur deri ne 40%.

Përfaqësuesi i Unionit të Agjencive të Udhëtimeve të Turqisë (TÜRSAB) për jashtë shtetit Hysejin Baraner (Hüseyin Baraner) tha se ofertat për rezervimet e hershme vazhdojnë me ritëm të lartë në Gjermani. “Të dhënat e deritanishme tregojnë se në vitin 2018 do të ketë një rritje serioze në numrin e turistëve gjermanë që do të vijnë në Turqi”,- shtoi ai.

"Në rezervimet e hershme që operatorët turistikë gjermanë bëjnë për në Turqi kemi një rritje që shkon deri në 40 për qind”, - shprehet Baraner, ndërsa sqaron se shitjet më të shumta janë bërë për komplekset turistike në Side, Lara, Belek, Dalaman, Bodrum, Alanya, Kemer dhe Kusadasi.

Në lidhje me arsyet e rritjes së rezervimeve të parakohshme Baraner sqaron:

"Sidomos familjet me fëmijë, nuk i kanë gjetur në vendet e tjera ato çfarë kërkojnë, për shembull në lidhje me cilësinë e dhomës apo të shërbimit të ofruar. Fëmijët kanë ngelur të pakënaqur, në familje ka pasur grindje dhe për më tepër kanë paguar më shumë para”.

Në Evropë ne kemi sqaruar këtë që nga turizmi në Turqi ‘hanë bukë’ 10 milionë njerëz dhe ky (sektori i turizmit) është një industri popullore, tha Baraner, ndërsa shtoi se tani po japin rezultate informacionet që u kanë dhënë njerëzve mbi turizmin turk.

Baraner njoftoi se më 17-20 maj 2018 do të mirëpresin në Antalya 1 mijë administratorë dhe drejtues të agjencive turistike gjermane.



Lajme të ngjashme