Shqipëri – Bizneset që po rrisin fondet e pagave dhe po shtojnë punonjësit

Pjesa më e madhe e sektorëve kanë raportuar rritje të numrit të punonjësve dhe të fondit të pagave në tremujorin e tretë të vitit 2017, sipas statistikave afatshkurtra për 3-mujorin III të 2017-s të publikuara nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë...

Shqipëri – Bizneset që po rrisin fondet e pagave dhe po shtojnë punonjësit

Pjesa më e madhe e sektorëve kanë raportuar rritje të numrit të punonjësve dhe të fondit të pagave në tremujorin e tretë të vitit 2017, sipas statistikave afatshkurtra për 3-mujorin III të 2017-s të publikuara nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT).

Aktivitetet me ecurinë më të mirë, që kanë shënuar rritjen më të lartë me bazë vjetore të numrit të të punësuarve, janë agjencitë e udhëtimit me 18,4% dhe hotelet me 3,3%. Po ashtu edhe fondi i pagave u rrit me 13,2% për hotelet dhe 10% për agjencitë e udhëtimit.

Këta sektorë po nxiten nga rritja e ndjeshme e turistëve të huaj. Referuar INSTAT-it, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2017 është 4.860.226 ose 7,8% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Ndërkohë, edhe sektori i transportit ka shënuar rritje. Sipas INSTAT-it, indeksi i numrit të së punësuarve u rrit me 6,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave u rrit me 8,3% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016.

Në aktivitetin informacion dhe komunikim, i cili përfshin aktivitetin e publikimit, telekomunikacionit dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit, indeksi i numrit të së punësuarve u rrit me 1,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /ATSH



Lajme të ngjashme