Mbështetje e fuqishme për turizmin e kroçerave në Turqi

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se janë duke planifikuar bërjen e një rregullimi të ri ligjor

Mbështetje e fuqishme për turizmin e kroçerave në Turqi

Rregullimi i ri ligjor përfshin “sistemin sezonal” edhe në lidhje me stimulimin e agjencive turistike të Grupit A me 30 dollarë për çdo turistë që do të sjellin në Turqi me kroçera.

“Ne duam që stimulimin ta japim në mënyrë që ta shtrijmë atë në 12 muajt e vitit duke nxjerrë në plan të parë sezonalitetin. Edhe gjatë mbështetjes që do të sigurojmë ndaj turizmit të kroçerave do të shtojmë numrin e porteve pritëse, por do të marrim në konsideratë edhe fluksin stinor. Për shembull, agjencive që sjellin turistë në kulmin e sezonit do t’u paguajmë 25 dollarë për person, kurse atyre që i sjellin në sezon të vdekur do t’u japim 45 dollarë, kurse për sezonin normal do ti stimulojmë me 35 dollarë për çdo turist. Domethënë do të sigurojmë një nxitje shumë herë më të fuqishme, edhe duke diversifikuar stimujt, edhe duke shtuar numrin e porteve pritëse”, sqaroi ministri Kurtullmush.



Lajme të ngjashme