Turqia kryeson me rritjen më të lartë ekonomike në botë

Në çerekun e tretë të vitit ekonomia turke ka kapur një rritje ekonomike dyshifrore duke lënë prapa ekonomitë e vendeve të Bashkimit Evropian (BE), grupit G20 dhe Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Türkiye ekonomik büyüme rakamları
dünya bankası, türkiye'nin büyüme beklentilerini yükseltti.jpg
türkiye büyüme rakamları.jpg
türkiye ekonomi büyüme türk lirası

Në krahasim me vendet e BE-së Turqia është rritur katër herë më shumë, ndërkohë që ka parakaluar edhe Kinën me Indinë, dy vendet e G20-s me normën më të lartë të rritjes ekonomike.

Sipas informacioneve të përfituara nga vlerësimi i të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK), Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat) dhe OECD-së, performancën prej 5,2% të rritjes ekonomike që kishte arritur në tremujorin e dytë të këtij viti Turqia e vazhdoi edhe në çerekun e tretë (periudha korrik-shtator) duke e çuar në 11,1%, pra duke e shumëfishuar dy herë normën e rritjes.

Me këtë normë të rritjes ekonomike Turqia është renditur në vend të parë në mesin e vendeve të BE-së, G20-s dhe OECD-së për periudhën në fjalë (korrik-shtator 2017).

Vendet evropiane në tremujorin e dytë të vitit u rritën me 2,1%, kurse në çerekun e tretë të vitit u rritën me 2,5%.

Kështu Turqia ka shfaqur një rritje 4 herë më të madhe se mesatarja evropiane.

Në Evropë vendi që ka shënuar rritjen më të lartë në tremujorin e tretë të vitit është Rumania me 8,8%.

Rumania ndiqet nga Malta me 7,2% dhe Letonia me 5,8%.

Gjatë kësaj periudhe disa nga ekonomitë më të mëdha të Evropës janë rritur përkatësisht: Holanda 3%, Gjermania 2,3%, Anglia 2,1% dhe Franca 2%.

 

Brenda grupit të G20-s, Kina, një nga ekonomitë më të mëdha të botës, është rritur në këtë periudhë me 6,8%, ekonomia indiane ka shënuar një rritje prej 6,1%.



Lajme të ngjashme