Turqia shënoi rritje prej 11.1% në tremujorin e tretë të vitit 2017

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për çerekun e tretë të vitit (korrik-shtator).

Turqia shënoi rritje prej 11.1% në tremujorin e tretë të vitit 2017

Turqia me një rritje prej 11.1% në tremujorin e tretë të vitit 2017 u bë ekonomia me rritje më të shpejtë, duke e lënë kështu pas Kinën dhe Indinë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për çerekun e tretë të vitit (korrik-shtator).

Sipas kësaj, Prodhimi i Brendshëm Bruto me metodën e prodhimit në krahasim me çmimet aktuale për periudhën e njëjtë u rritën për 24,2% dhe doli në 827 miliardë e 230 milionë lira turke.

Vlera totale e shtuar e sektorit të bujqësisë në periudhën korrik-shtator të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar u rrit për 2,8%, e sektorit industrial me 14,8% dhe e sektorit të ndërtimtarisë me 18,7%. Ndërkaq vlera totale e shtuar e aktiviteteve të sektorit të shërbimeve që përfshinë tregtinë, transportin, strehimin dhe shërbimet e ushqimit u rrit me 20,7%.  

 

Në këtë mënyrë u arrit në nivelin më të lartë të rritjes të 6 viteve të fundit.

Mesatarja e pritshmërisë së rritjes për çerekun e tretë të vitit e paraparë nga ana e ekonomistëve ishte 9,2%.

Parashikohet që rritja ekonomike në programin afatmesëm për vitin 2017 të realizohet me 5,5%.



Lajme të ngjashme