Një marrëveshje e re e suksesshme e Linjave Ajrore Turke

Linjat Ajrore Turke (THY) arritën në marrëveshje për shkëmbimin e kodeve me Kompaninë braziliane “Azul”, që është kompania më e madhe e linjave ajrore të Brazilit nga aspekti i fluturimeve dhe pikave të vendmbërritjeve.

Sipas deklaratës së bërë nga Zyra për Media e Linjave Ajrore Turke, kjo kompani, me marrëveshjen shtesë të nënshkruar me njësitë e tjera tregtare në rajon synon të ofrojë më shumë alternativë për pasagjerët e saj.

Kështu që THY do të përfshihen në kodin e linjave të brendshme të Azulit dhe pasagjerët do të kenë mundësinë për ti blerë biletat e THY-së nëpërmjet kësaj kompanie.

Sipas kësaj me biletat që do të blejnë drejtpërsëdrejti nga THY, pasagjerët në vazhdim të fluturimit Stamboll-San Paulo do të mund të fluturojnë në qytetet e tjera të vendit nëpërmjet Azul.

Linjat Ajrore Turke si fillim do të mund të shesin bileta të Azulit nga San Paulo për në Rio de Janeiro, Belo Horizonte, Cuiaba, Curitiba, Porto Alegre, Recife, Goiania dhe Florianopolis.

Pasagjerët e të dyja kompanive ajrore mund të fluturojnë më shpejt dhe të sigurt nga qendrat Stamboll dhe San Paulo.

Lajme të ngjashme