Portugezi Mario Centeno zgjidhet president i Eurogrupit

Ministri portugez i Financave, Mario Centeno, u zgjodh të hënën në krye të Eurogrupit, me detyrën që të përfundojë kantierin e rëndë të reformimit të eurozonës...

861351
Portugezi Mario Centeno zgjidhet president i Eurogrupit

Ministri portugez i Financave, Mario Centeno, u zgjodh të hënën në krye të Eurogrupit, me detyrën që të përfundojë kantierin e rëndë të reformimit të eurozonës.

“Ky është një nder”, u shpreh para medias Centeno, që vjen nga një qeveri socialiste.

Centeno, 50 vjeç, që shihej si favorit, u zgjodh në raundin e dytë të votimit përballë liberalit luksemburgas, Pierre Gramegna.

I zgjedhur për dy vite e gjysmë, shefi i Eurogrupit drejton mbledhjet mujore të ministrave, ku objektivi kryesor është të garantohet koordinimi i politikave ekonomike kombëtare.

Ky është një nga pozicionet me më shumë peshë në Bruksel bashkë me presidentët e tre institucioneve të mëdha të BE-së, Jean Claude Juncker (Komisioni), Donald Tusk (Këshilli), Antonio Tajani (Parlamenti), si dhe shefja e diplomacisë, Federica Mogherini. /ATSH



Lajme të ngjashme