Turqi – Sektori i prodhimit shënon përmirësim 9-mujor

Për nëntë muaj me radhë sektori i prodhimit turk vazhdon të shënojë përmirësim në kushtet e aktivitetit, duke regjistruar edhe trendin më të gjatë të rritjes së vazhdueshme që nga viti 2014.

Turqi – Sektori i prodhimit shënon përmirësim 9-mujor

Sektori i prodhimit turk ka përjetuar një përmirësim nëntëmujor.

Indeksi i Menaxherëve të Blerjes të Turqisë (PMI) sipas Dhomës Industriale të Stambollit (ISO) në muajin nëntor është ngritur në nivelin e 52,9. Kjo tregon se kemi një përmirësim të vazhdueshëm prej nëntë muajsh në kushtet e aktivitetit të sektorit turk të prodhimit. Ky është gjithashtu trendi më i gjatë i rritjes së vazhdueshme që nga viti 2014.

Sipas deklaratës së ISO-s janë publikuar rezultatet e anketave për periudhën nëntor 2017 në lidhje me Indeksin PMI të Turqisë dhe Stambollit, i cili pranohet edhe si referenca më e shpejtë dhe e besueshme në performancën e industrisë së prodhimit, treguesi kryesor i rritjes ekonomike të një vendi.

Duke iu referuar përfundimeve të anketës, e cila flet për përmirësimin e të gjithë treguesve të sektorit, tregues që maten duke marrë si pikë referimi 50,00, që është vlera e pragut minimal, indeksi PMI nga 52,8 që është realizuar në muajin tetor, në nëntor është rritur në nivelin e 52,9 duke treguar se sektori prodhues turk ka përjetuar një përmirësim të fuqishëm në kushtet e prodhimit dhe operimit.

Ndërkohë që trendi i përmirësimit me të dhënat e anketës së fundit po shkon drejt muajit të nëntë, ai është gjithashtu edhe trendi më i gjatë i pandërprerë i rritjes që është parë që nga viti 2014.

Përveç kësaj indeksi është matur në mënyrë të dukshme mbi nivelin e mesatares afatgjatë, që është 50,8.

 


Lajme të ngjashme