Përfundojnë 30% e punimeve në det të gazsjellësit “Rryma Turke”

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga kompania që realizon punimet “TurkStream” gjatësia e përgjithshme e dy tubacioneve të gazsjellësit që ndërtohet në tabanin e Detit të Zi ka arritur në 555 kilometra.

Përfundojnë 30% e punimeve në det të gazsjellësit “Rryma Turke”

Kanë përfunduar 30 për qind e punimeve për ndërtimin e pjesës që do të kalojë nën det (Detin e Zi) së gazsjellësit “Rryma Turke”, i cili është planifikuar të mbartë gazin natyror rus në Turqi dhe nëpërmjet kësaj deri në Evropë.

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga kompania që realizon punimet “TurkStream” gjatësia e përgjithshme e dy tubacioneve të gazsjellësit që ndërtohet në tabanin e Detit të Zi ka arritur në 555 kilometra.

Vëllimi në fjalë i punimeve është realizuar në një periudhë kohore relativisht të shkurtër, pra 30% e pjesës së projektit “Rryma Turke” që kalon nën det është përfunduar brenda 7 muajsh”, vijon komunikata.

Ndërkohë, anija “Pioneering Spirit”, e cila shtron tubat në tabanin e detit vazhdon punimet në Detin e Zi.

“Pioneering Shpirt”, anija më e madhe në botë për projekte të tilla, në 4 nëntor ka hyrë në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Turqisë dhe po shtron këtu tubat në thellësinë 2 mijë e 191 metra. Shpejtësia mesatare e shtrimit të kësaj anijeje arrin deri në 4 km tuba në ditë. 

Gazsjellësi “Rryma Turke” përbëhet nga dy tubacione secili me kapacitet 15,75 miliardë metra kub dhe shtrimi i tubave në det realizohet nga kompania “South Stream Transport B.V”, e cila është një kompani bijë e Gazpromit.



Lajme të ngjashme