OECD: Ekonomia turke do të rritet mbi 6 për qind në vitin 2017

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deklaroi të martën se ekonomia e Turqisë pritet të rritet mbi 6 për qind deri në fund të këtij viti...

856955
OECD: Ekonomia turke do të rritet mbi 6 për qind në vitin 2017
oecd rapor türkiye.jpg
Türkiye ekonomi.jpg

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deklaroi të martën se ekonomia e Turqisë pritet të rritet mbi 6 për qind deri në fund të këtij viti.

“Rritja ekonomike vlerësohet të ketë tejkaluar nivelin 6 për qind në vitin 2017, nxitur nga stimulimi i fortë fiskal dhe një rimëkëmbje e tregut të eksporteve”, bëri të ditur OECD-ja përmes një komunikate me shkrim.

“Është parashikuar megjithatë që shkalla e rritjes ekonomike të ulet, por të qëndrojë ndërmjet 4,5 dhe 5 për qind në 2018 dhe 2019. Inflacioni i çmimeve të konsumit mbetet shumë mbi objektivin dhe deflacioni parashikohet të jetë i ngadalshëm”, theksohet gjithashtu në komunikatë.

Ky rivlerësim i OECD-së ndjek atë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ngriti parashikimin e rritjes ekonomike të Turqisë në 2017-n me 2,6 pikë përqindje më 10 tetor; të Bankës Botërore, e cila ngriti parashikimin e saj 0,4 pikë përqindje më 19 tetor; të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), që e rriti atë me 2,6 pikë përqindje më 7 nëntor dhe të Bashkimit Evropian, i cili e ngriti parashikimin e rritjes ekonomike të Turqisë në 2017-n me 2,3 për qind më 11 nëntor.

“Ndërkohë që stimulimi fiskal është planifikuar të anulohet në vitin 2018, përkundër sfondit të paqartësive të vazhdueshme rajonale dhe vendase, fuqizimi i biznesit dhe i ndjenjës së familjes do të jetë thelbësor për ruajtjen e ritmit të rritjes”, nënvizoi OECD-ja.

Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK), ekonomia e Turqisë regjistroi një rritje mbi parashikimet në tremujorin e parë (5,2 për qind) dhe tremujorin e dytë (5,1 për qind) të këtij viti.

Ekonomia turke u rrit me 5,2 për qind në vitin 2014, 6,1 për qind në 2015-n dhe 2,9 për qind vitin e kaluar.

Siç vërehet në Programin Ekonomik Afatmesëm të vendit, bërë publik më 27 shtator, qeveria turke synon rritjen prej 5,5 për qind këtë vit, si dhe deri në vitin 2020.

“Progresi efektiv me reformat strukturore të shpallura, transparenca fiskale dhe objektivat e deflacionit të Programit Ekonomik Afatmesëm 2018-2020 do të rrisin besimin dhe do të nxisin investimet private të biznesit vendas e të huaj”, shtoi OECD-ja.

Të hënën, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se nuk do të ishte një surprizë nëse ekonomia turke regjistronte një rritje afro 7 për qind në vitin 2017.



Lajme të ngjashme