Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, JCR konfirmon notën e Turqisë

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, Japan Credit Rating Agency (JCR), konfirmoi notën e kredisë për Turqinë.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, JCR konfirmon notën e Turqisë

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, Japan Credit Rating Agency (JCR), konfirmoi notën e kredisë për Turqinë.

Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare të internetit, bëhet e ditur se nota BBB- e kredisë dhe panorama e notës është e qëndrueshme.

Nota e kredisë së Turqisë, mbështetet nga themelet ekonomike të gjera të vendit në Lindjen e Mesme, gjendja e shëndetshme financiare e sektorit bankar dhe niveli i butë i borxhit publik, bëhet e ditur në deklaratë dhe theksohet se që nga referendumi popullor për ndryshimin kushtetues në 16 prill 2017 e deri më sot kushtet politike dhe aktivitetet ekonomike janë përmirësuar.

“Në Turqi planifikohet kalimi në sistemin presidencial pas zgjedhjeve presidenciale dhe lokale që do të zhvillohen në nëntor të vitit 2019. Deri në këtë periudhë nuk pritet të zhvillohen zgjedhje të përgjithshme në masë të gjerë. JCR mendon se në këtë proces do të ruhen përgjithësish kushtet e brendshme politike aktuale dhe do të vazhdohet të vihet re një rritje e lehtë ekonomike. Duke marrë parasysh të gjitha këto, ne konfirmuam notën tonë në të qëndrueshme. Do të vazhdohet të ndiqet nga afër nëse qeveria do të përshpejtojë apo jo reformat strukturore për të tejkaluar ç’ekuilibrat makroekonomik” bëhet e ditur në deklaratë.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, Japan Credit Rating Agency në deklaratë rikujton se Turqia ka një popullsi prej rreth 80 milionë banorë, gjendet pikën ku bashkohet Azia dhe Evropa dhe është një fuqi e madhe në Lindjen e Mesme.

“Në këtë kuadër pritet që Turqia të jetë një bazë e eksportit të vendeve islame dhe Bashkimit Evropian” bën të ditur agjencia.

Në deklaratën e saj agjencia bën të ditur gjithashtu se të  ardhurat vjetore kombëtare të Turqisë një vit më parë ishin 857.2 miliardë dollarë dhe të ardhurat vjetore për person ishin 10 mijë e 807 dollarë ndërkohë që këtë vit pritet që rritja ekonomike të arrijë në 5%.



Lajme të ngjashme