Ndryshimi i klimës lë në varfëri 100 milionë njerëz pas 2030-s

Johannes Zutt, drejtori i Bankës Botërore për Turqinë, tha se ndryshimi i klimës do të shkaktonte që 100 milionë njerëz të jetojnë në varfëri pas vitit 2030.

iklim
iklim degişimi.jpg
İklim Değişikliği Zirvesi.jpg
iklim değişikliği bazı türleri yok edebilir.jpg

Zutt mbajti një fjalim në takimin përmbyllës të një projekti për Turqinë lidhur me Përmirësimin e Kornizës për Zonat e Organizuara Industriale Ambientaliste.

Duke deklaruar se ndryshimi i klimës është një nga prioritetet më të madha të Grupit të Bankës Botërore, Zutt tha se institucioni synon të sigurojë shpërndarjen e të ardhurave dhe mirëqenies në vendet që bëjnë pjesë në 40% e fundit të listës.

Zutt theksoi se industritë dhe zinxhirët e furnizimit janë aktorët kyç të zhvillimit.

"Këta faktorë, të cilët kontribuojnë në reduktimin e varfërisë dhe rritjen e prosperitetit, gjithashtu shkaktojnë edhe ndryshimet klimaterike”, shtoi ai. 

Zutt vuri në dukje se 5 për qind e emetimeve direkte të gazrave që shkaktojnë efektin e serrës dhe 10 për qind e emetimeve indirekte të këtyre gazrave prodhohen nga industritë.

"Sipas disa vlerësimeve 25% e emetimit të drejtpërdrejtë të gazit që shkakton efektin e serrës ka origjinë industriale. Nga ana tjetër, ndryshimi i klimës ofron edhe disa mundësi. Për shembull, mendohet se shuma e investimeve që do të bëhen në vitet e ardhshme në të gjithë botën për t’iu përshtatur ndryshimeve të klimës dhe për të reduktuar ndikimet e këtij fenomeni do të arrijë deri në 170 miliard $ në vit.

Zutt tha se me qëllim ndryshimin e efekteve të mundshme të ndryshimit të klimës në industri dhe për adaptimin me këto efekte Turqia po bën punime në fushat e energjisë së rinovueshme, depozitimin e energjisë, bujqësi, industri, transportin urban, ndërtesat ambientaliste, menaxhimin e mbetjeve urbane.



Lajme të ngjashme