Fillojnë fluturimet reciproke Doha-Adana

Ndërmjet kryeqytetit Doha të Katarit dhe rrethit Adana të Turqisë filluan fluturimet e drejtpërdrejta reciproke.

841791
Fillojnë fluturimet reciproke Doha-Adana

Ndërmjet kryeqytetit Doha të Katarit dhe rrethit Adana të Turqisë filluan fluturimet e drejtpërdrejta reciproke.

Avioni i parë i ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Katarit u ul në Aeroportin Shakirpasha të Adanasë.

Fluturimet e filluara ndërmjet Adanasë dhe Katarit, që është një treg i rëndësishëm i Turqisë, do të realizohen 3 ditë në javë.

Prefekti i Adanasë, Mahmut Demirtash (Mahmut Demirtaş) në lidhje me temën u shpreh duke thënë: “Nga aspekti i të dyja vendeve, qytetarët tanë këtej e tutje do ta kenë më të lehtë të shkojnë në Katar duke u nisur nga Adana pa qenë e nevojshme për të shkuar deri në Ankara apo Stamboll. Udhëtimet reciproke tre herë në javë janë një avantazh i madh për ne” tha Demirtash.  



Lajme të ngjashme