Qeveria qendrore e Irakut rrit prodhimin e naftës me 200 000 fuçi në ditë

Iraku rriti me 200 000 fuçi në ditë prodhimin e naftës në jug të vendit për të kompensuar humbjet që vijnë nga provinca e Kirkukut, ku nxjerrja e naftës është ndërprerë për shkak të konfliktit me KRG-në.

Qeveria qendrore e Irakut rrit prodhimin e naftës me 200 000 fuçi në ditë

“Barsa Oil Company (BOC) filloi të pompojë 200 000 fuçi në ditë nga fushat në jug dhe qendër duke arritur një total prej 2,2 milionë fuçi të eksportuara çdo ditë”, theksoi në një komunikatë ministri i Naftës, Jabbar al Louaibi.

“Bëhet fjalë për të kompensuar sasinë e humbur nga Iraku pas ndërprerjes se eksporteve nga terminali turk i Ceyhan për shkak të operacioneve që po zhvillohen”, shpjegoi ai.



Lajme të ngjashme