Numri i pasagjerëve që preferojnë Linjat Ajrore Turke shënon rritje vit pas viti

Linjat Ajrore Turke (THY), muajin e kaluar, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke treguar një rritje prej 13%, transportuan 6 milionë e 700 mijë pasagjerë.

Sipas deklaratës së bërë nga THY, kompania pararojë, në muajin shtator të vitit 2017 transportoi 6 milionë e 700 mijë pasagjerë.

Sipas të njëjtës periudhë të një viti më parë është shënuar një rritje 13% ndërsa e krahasuar me muajin shtator të vitit 2015 është rritur 17%, kurse kërkesa është rritur 21%.

Numri i pasagjerëve të Linjave Ajrore Turke që kanë udhëtuar jashtë shtetit, duke përjashtuar pasagjerët tranzit, ka shënuar 30% rritje.

Në THY, ku në muajin shtator krahas të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, është shënuar rritje edhe nga aspekti i përmbushjeve në të gjitha rajonet, me 10,3% Amerika e Veriut dhe me 6,3% Lindja e Mesme, janë rajonet që kanë pasur më shumë rritje.

Edhe në vëllimin e transportit të mallrave, Linjat Ajrore kanë shënuar 25% rritje dhe rajonet ku janë regjistruar më shumë rritje janë Lindja e Mesme me 44% dhe Evropa me 31%.

Lajme të ngjashme