Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Teherani ndalon kompanitë iraniane të transportojnë naftën e KRG-së

Irani ka shpallur ndalim të përkohshëm për kompanitë e transportit që transportojnë produktet e naftës nga Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG).

Teherani i ka ndaluar përkohësisht kompanive iraniane që të bëjnë transport reciprok nga KRG-ja.  

Ndërkaq zyra e Kryeministrisë së Irakut deklaroi se në bisedën telefonike të zhvilluar dje ndërmjet Kryeministrit të Turqisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dhe Kryeministrit të Irakut, Hajdar El Ibadi, u ra dakord në princip që në lidhje me eksportin e naftës Turqia të jetë bashkëbiseduese me udhëheqjen e Bagdadit.

Edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në një deklaratë të bërë pas referendumit të pavarësisë së Administratës Kurde Rajonale të Irakut, u shpreh me fjalët: “Ta shohim se me çfarë kanalesh dhe ku do ta transportojë naftën veriu i Irakut? Ku do ta shesë? Rubineti është tek ne. Nga momenti që e mbyllim kjo punë ka marrë fund”.  

Lajme të ngjashme