Rriten shifrat e eksportit në Turqi

Eksporti i Turqisë në muajin gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke u rritur me 12,3% arriti në 13 miliardë e 289 milionë dollarë ndërsa importi u rrit me 15,3% duke arritur në 19 miliardë e 162 milionë dollarë.

U deklaruan statistikat e përkohshme të tregtisë së jashtme të muajit gusht përgatitur nga Instituti i Statistikave të Turqisë dhe Ministria e Doganave dhe Tregtisë.

Sipas kësaj deficiti i tregtisë së jashtme në muajin gusht është rritur 22,8% dhe nga 4 miliardë e 783 milionë dollarë ka arritur në 5 miliardë e 873 milionë dollarë.

Raporti i mbulimit të importit me eksport, ndërkohë që gushtin e vitit të kaluar ishte 71,2%, në gushtin e këtij viti ka rënë në 69,3%.

Gjermania, me 1 miliardë e 340 milionë dollarë, është vendi në të cilin është bërë më shumë eksport.  

Ky vend ndiqet nga Iraku me 971 milionë dollarë, Anglia me 849 milionë dollarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 717 milionë dollarë.

Kurse vendin e parë në import e zë Kina me 2 miliardë e 116 milionë dollarë.

Kina ndiqet nga Gjermania me 1 miliardë e 859 milionë dollarë, Rusia me 1 miliardë e 590 milionë dollarë dhe Italia me 986 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme