Hongkongu dhe ASEAN-i nënshkruajnë marrëveshjen e tregtisë së lirë

Negociatat mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Hongkongut dhe ASEAN-it kanë përfunduar të shtunën për të hyrë në një marrëveshje zyrtare në muajin nëntor...

Hongkongu dhe ASEAN-i nënshkruajnë marrëveshjen e tregtisë së lirë

Negociatat mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Hongkongut dhe ASEAN-it kanë përfunduar të shtunën për të hyrë në një marrëveshje zyrtare në muajin nëntor.

Marrëveshja mbulon tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, investimet, bashkëpunimin ekonomik dhe teknik , si dhe mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Negociatat midis Hongkongut dhe ASEAN-it kanë nisur që prej vitit 2014.

“Marrëveshja do të ofrojë më shumë akses në tregjet e ASEAN-it, krijimin e mundësive të reja për bizneset dhe përmirësimin e mëtejshëm të flukseve tregtare dhe të investimeve”, njoftoi sekretari për Tregtinë dhe Zhvillim Ekonomik në Hongkong, Edward Yau.

Blloku i ASEAN-it ishte partneri i dytë më i madh i Hongkongut në vitin2016, një nga rajonet gjysmëautonome të Kinës.

Vlera e tregtisë së mallrave midis dy vendeve arriti në 833 miliardë dollarë të Hongkongut (106,6 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2016.

ASEAN-i, organizatë rajonale ndërqeveritare, përbëhet nga dhjetë shtete të Azisë Juglindore: Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmari (Birmania), Filipinet, Singapori, Tailanda dhe Vietnami.



Lajme të ngjashme