Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Macron: Franca do ta mbështesë Greqinë për të qëndruar në Eurozonë

Në ditën e parë të qëndrimit në Athinë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se do të vazhdojnë përpjekjet për ta mbajtur Greqinë në Eurozonë.

Macron: Franca do ta mbështesë Greqinë për të qëndruar në Eurozonë

Në kuadër të vizitës së tij dyditore në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u prit (të enjten) me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

Pavlopoulos homologut të tij francez i dha medalje shtetërore nderi, ndërsa më pas të dy presidentët kaluan në konferencë të përbashkët shtypi.

Presidenti francez duke theksuar se Greqia pavarësisht presionit është duke bërë përpjekje për të qëndruar në Eurozonë, tha se "Franca do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush. Qeveria franceze dhe ministrat, do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të mbajtur Greqinë në Eurozonë."

Në vijim të fjalës së tij Macron u shpreh se Greqia po kalon një periudhë e vështirë dhe se populli ka bërë sakrifica të mëdha. Ai shtoi se janë të kënaqur nga reformat e realizuara nga qeveria greke dhe se dëshirojnë t'i zhvillojnë marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Ndërsa Pavlopoulos theksoi se e ardhmja e Greqisë nuk është e mundshme të jetë jashtë BE-së. Ai tërhoqi vëmendjen në atë që Greqia do të përmbushë detyrimet e saj në kuadër të paketës së shpëtimit.

"Por partnerët tanë evropianë duhet të përmbushin detyrën e tyre në drejtim të garantimit të qëndrueshmërisë së borxhit të Greqisë", u shpreh Pavlopoulos.

"Nuk duhet lejuar rritja e pabarazisë dhe formacioneve populiste dhe neonaziste, të cilat mund të sjellin pasoja të tmerrshme në Evropë", tha Pavlopoulos duke shtuar se Franca ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shtetit social dhe të drejtës në Evropë.



Lajme të ngjashme