Gjermania nuk do ti paguajë dëmshpërblim Polonisë për L2B

Zëdhënësi i kancelares gjermane tha të premten se Berlini nuk do ti paguajë Polonisë dëmshpërblimet e L2B, pasi e çmon çështje të mbyllur që në 1953.

Gjermania nuk do ti paguajë dëmshpërblim Polonisë për L2B

Gjermania nuk do ti paguajë Polonisë dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore (L2B), çështje që është zgjidhur që prej vitit 1953, theksoi të premten zëdhënësi i kancelares gjermane pasi qeveria polake kishte theksuar se do t’i kërkonte.

“Nga pikëpamja e qeverisë federale, nuk ka asnjë arsye për të dyshuar mbi vlefshmërinë ligjore të heqjes dorë nga dëmshpërblimet e vitit 1953. Që prej asaj kohe, për ne, kjo çështje është përfundimisht e zgjidhur nga pikëpamja ligjore dhe politike”, deklaroi zëdhënësi Steffen Seibert.

Ai nënvizoi se Varsha ka konfirmuar disa herë se kishte hequr dorë nga dëmshpërblimet, në vitin 1970 dhe 2004.

Qeveria polake mund të rihapë çështjen e dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania, deklaroi më 4 shtator shefi polak i diplomacisë, Witold Waszczykowski.

Këto deklarata erdhën në një kontekst tensionesh mes Polonisë dhe Bashkimit Evropian (BE), tensione të rritura pas deklaratave të fundit të kancelares Angela Merkel.



Lajme të ngjashme