Stambolli la pas i vetëm 145 shtete

Popullsia e Stambollit që në vitin 2016 ishte 14 milionë e 804 mijë e 116 banorë, brenda 5 vjetësh është rritur me 1 milion banorë.

Stambolli la pas i vetëm 145 shtete

Popullsia e Stambollit që në vitin 2016 ishte 14 milionë e 804 mijë 116 banorë brenda 5 vjetësh është rritur me 1 milion banorë.

Qyteti i Stambollit, si qyteti më i populluar i Turqisë dhe një nga qytetet më të preferuara prej shekujsh mban 18,5 për qind të popullsisë turke. Kjo do të thotë se nga 100 persona që jetojnë në Turqi, mbi 18 prej tyre jetojnë në Stamboll.

Stambolli, një nga qytetet më të populluara në botë, nga aspekti i popullsisë është sa 1,7 Londër, 4 Berlin dhe 6,5 Paris.

Stambolli ka popullsinë më të madhe se 145 vende në botë nga 216 gjithsej.

Stambolli me një popullsi prej 14 milionë e 804 mijë 116 banorë lë pas Çadin me 14,4 milionë banorë, Somalinë me 14,3 banorë, Guinenë me 12,4 milionë banorë, Sudanin Jugor me 12,2 milionë banorë, Ruandën me 11,9 milionë banorë, Kubën me 11,5 milionë banorë, Tunizinë me 11,4 milionë banorë, Belgjikën me 11,3 milionë banorë, Bolivinë me 10,9 milionë banorë, Benin me 10,8 milionë banorë, Haitin me 10,8 milionë banorë, Greqinë me 10,7 milionë banorë, Republikën Dominikane me 10,6 milionë banorë, Republikën Çeke me 10,5 milionë banorë, Burundi me 10,5 milionë banorë, Portugalinë me 10,3 milionë banorë, Suedinë me milionë banorë, Hungarinë me 9,8 milionë banorë, Azerbajxhanin me 9,7 milionë banorë, Bjellorusinë me 9,5 milionë banorë, Jordaninë me 9,5 milionë banorë, Hondurasin me 9.1 milionë banorë, Austrinë me 8.7 milionë banorë, Taxhikistanin me 8.7 milionë banorë, Izraelin me 8.5 milionë banorë, Zvicrën me 8.3 milionë banorë, Togon me 7,6 milionë banorë, Sierra Leonen 7,4 milionë banorë, Hong Kongun me 7,3 milionë banorë, Bullgarinë me 7,1 milionë banorë, Serbinë me 7,1 milionë banorë, Libinë me 6,3 milionë banorë, Nikaraguan me 6,1 milionë banorë, Kirgizinë me 6,1 milionë banorë, Danimarkën me 5.7 milionë banorë, Turkmeninë me 5.7 milionë banorë, Singaporin me 5.6 milionë banorë etj.



Lajme të ngjashme