Trashëgimtari i ‘Samsung’ hyn në burg për korrupsion

Trashëgimtari i perandorisë Samsung u dënua të premten me pesë vjet burg në procesin e tij për korrupsion në skandalin që përfshiu dhe presidenten koreanojugore, Park Geun-Hye.

Trashëgimtari i ‘Samsung’ hyn në burg për korrupsion

Ky gjykim do të privojë për një kohë që gjatë prodhuesin e parë botëror të smartfonëve të qeverisë dhe do t’i heqë mundësinë për të marrë vendime për investime të rëndësishme.

Prokuroria kishte kërkuar 12 vjet burg kundër Lee Jae-Yong, zëvendëspresident i “Samsung Electronics” dhe djali i presidentit të grupit Samsung, Lee Kung-Hee.

49-vjeçari Lee mbërriti në gjykatë nga distrikti qendror i Seulit me një kostum të errët.

Ai u shpall fajtor për korrupsion, abuzime me të ardhurat sociale, dëshmi të rreme dhe akuza të tjera në lidhje me pagesat apo premtimin për dhënien e 43,3 miliardë wons (32,5 milionë euro) për të besuarën e Park, Choi Soon-Sil.



Lajme të ngjashme