Shqipëri – Përfundon gjysma e punimeve për gazsjellësin TAP, mbi 2.000 të punësuar

Ndërtimi i Gazsjellësit Transadriatik në Shqipëri ka përfunduar gati gjysmën e punimeve dhe zbatimi i projektit po ecën me sukses brenda parashikimeve dhe afateve kohore...

Shqipëri – Përfundon gjysma e punimeve për gazsjellësin TAP, mbi 2.000 të punësuar

Ndërtimi i Gazsjellësit Transadriatik në Shqipëri ka përfunduar gati gjysmën e punimeve dhe zbatimi i projektit po ecën me sukses brenda parashikimeve dhe afateve kohore.

Gjurma e gazsjellësit nis në afërsi të Kipoit, në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, kurse në Shqipëri përshkon qytetet Korçë, Berat dhe Fier e del më pas në det për t’u lidhur me shtetin fqinj, Itali.

Ndërkohë, gazi i parë do të transportohet nga fushat e Azerbajxhanit në Evropën Perëndimore në vitin 2020.

Projekti, menjëherë pas përfundimit të punimeve në pjesën tokësore, pritet të vijojë me shtrimin e tubacioneve në pjesën detare, që parashikohet të nisë në vitin 2018 dhe të zgjasë disa muaj.

Ekspertet shprehen se në vitin 2019 do të jetë periudha e testimit dhe komisionimit të projektit, sikurse mbushja me gaz. 

I konsideruar si një nga projektet më të rëndesishme për ekonominë shqiptare, TAP llogarit deri tani në Shqipëri më shumë se 2.000 të punësuar.



Lajme të ngjashme