Zeybekçi: Turqia e treta në botë për nga rritja

"Turqia do të vazhdoj me rritjen e saj ekonomike përgjatë gjithë vitit", deklaroi ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi.

Zeybekçi: Turqia e treta në botë për nga rritja

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybeçi deklaroi se Turqia në çerekun e parë të këtij viti u bë vendi i tretë në botë për nga shpejtësia e rritjes ekonomike.

Ministri Zeybekçi në nënprefekturën Buharkent të Aydinit mbajti një fjalim në hapjen e edicionit të 13-të të festivalit tradicional të Fikut të Freskët.

Duke e bërë të ditur se Turqia në fund të vitit 2016 ka qenë vendi me rritje më të shpejtë në Evropë, ministri Zeybekçi tha: “Në çerekun e parë të këtij viti Turqia u radhit e treta në botë për nga shpejtësia e rritjes. Qëndrojmë fuqishëm në këmbë. Do të shihni se rritja në çerekun e dytë do të jetë mbi pritshmëritë, ndërsa në çerekun e tretë do të shënojmë rekord. Me lejen e Zotit ne do të shënojmë rekord në rritje përgjatë gjithë vitit. Pa marr parasysh se çfarë thonë, ne nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë rrugëtimin tonë. Do të vazhdojmë të rritemi”.

Ministri Zeybekçi gjithashtu tha se popullit turk gjatë historisë kurrë nuk u gjunjëzua dhe kurrë nuk do të gjunjëzohet, ndërsa do të vazhdojnë ekzistencën e tij përgjithmonë”.



Lajme të ngjashme